Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron

Rina Balaj ka konfirmuar se është në lidhje me reperin Sin Boy, me të cilin edhe ka bashkëpunuar për këngën ‘Gigi’.

Rina dhe Sin Boy qenkan në lidhje dhe së fundi ata kanë vendosur ta bëjnë publike.

Artistja me të vërtetë ka pasur disa muaj me shumë risi, që nga dalja nga OnRecords, ‘zhdukja’ dhe e gjithë drama me Instagramin e saj, shkruan Gazeta Express.

Por, tashmë Rina është rikthyer dhe ka filluar sërish të marrë vëmendjen.

Ajo ka zbuluar se është në lidhje me reperin grek me prejardhjen shqiptare, i njohur me emrin Sin Boy.

Dashuria mes tyre duket se ka filluar kur ata knaë bahskëpunuar për hitin ‘Gigi’ gjatë kohës kur Rina ka qenë në OnRecords.

Ajo madje ka hapur edhe profilin e ri në Instagram me emrin e ngjajshëm si të reperit, “itsyourgirlrina”.

Së fundi dyshja kanë postuar pikërisht në profilet e tyre përkatëse në Instagram fotografi me njëri-tjetrin.

Rina nuk është më pjesë e On Records dhe po vazhdon të punojë në projekte të reja jashtë labelit që e bëri të famshme.

SHKARKO APP