Risitë e reja dhe data kur nis ”Kënga Magjike 2019”

Ardit Gjebrea ka njoftuar se nga data 22 shtator do të nisë transmetimi live i këngëve të festivalit “Kënga Magjike 2019”. Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ky vit do të jetë ndryshe sa i përket votomit, ku për herë të parë do të votojnë edhe telespektatorët. “Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”, shprehet Arditi i cili ka shpjeguar edhe metodën e votimit. Nga ana tjetër, edhe në prezantimin e artistëve, të gjithë do të këndojnë live.

Statusi i plotë

Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00-16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019. Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët Neë Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për Neë Artist. Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.

https://www.instagram.com/p/B10b1JYHXHU/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP