Rita Ora flet sërish për biseksualitetin e saj: Jam e hapur, dashuria nuk ka gjini

Këngëtarja Rita Ora, ka folur edhe njëherë tjetër për biseksualitetin e saj.Kur është pyetur rreth seksualitetit të saj, ajo ka treguar se është e hapur rreth kësaj teme, duke thënë se jeta e saj e dashurisë është ‘pa gjini’.

Këngëtarja e njohur tha se nuk diskriminon askënd dhe se ndjek zemrën e saj. “Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të rëndësi personi”- tha këngëtarja e njohur.

Siç theksoi  Daily Star Online Rita Ora ka qenë e hapur për seksualitetin e saj edhe më parë, madje këtë e ka diskutuar në këngën “Girls”. Në intervistën e fundit, Ora tha se kënga kishte për qëllim të përfaqësonte një përvojë shumë të vërtetë në jetën e saj. Këngëtarja tha se ajo ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë jetës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?