Rita Ora konfirmon zyrtarisht se është martuar
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me të dashurin Taika Waititi të premten, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’.
32-vjeçarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me” dhe ndër të tjera u shpreh: “Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”.
Ylli, i cili zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj të famshëm, dukej sensacionale teksa duke folur për ditën e madhe, Rita shtoi: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe’.
Sipas Daily Mail, duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit, ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.