Rita Ora në konferencë për mediat në Kosovë: Jam e lumtur që i përkas këtij kombi

Rita Ora ka përfunduar vizitën tre ditore në Kosovë, ku kësaj radhe ka qenë për një mision humanitar dhe jo në lidhje me karrierën e saj muzikore.

Në këtë udhëtim ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj për të nxitur të rinjtë e Kosovës dhe viktimat e dhunës seksuale dhe e gjitha kjo nismë është e mbështetur nga UNICEF.

Në një konference për mediat, ditë e djeshme Rita foli lidhur me misionin e saj të bamirësisë dhe u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?