Rita Ora vizitë surprizë në Kosovë, takon qindra të rinj

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, që është edhe mbështetëse e profilit të lartë të UNICEF ​​në Mbretërinë e Bashkuar, ka surprizuar më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në vendin e saj të lindjes në Kosovë.

Këngëtarja bëri një vizitë të papritur në “Activate Talk”në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, e cila promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga të rinjtë e përfshirë në UPSHIFT. Programi ofron mundësi trajnimi, financimi dhe mentorimi për të rinjtë për të themeluar bizneset e tyre dhe për të ndihmuar komunitetin.

Rita Ora udhëtoi në Kosovë këtë javë në mbështetje të fushatës për ndihmë financiare për fushatat bamirëse të UNICEF -it, si dhe ​​për të parë se si programet e UNICEF-it, ​​po përmirësojnë shëndetin e fëmijës, zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimit në komunitetet e margjinalizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e privilegjuar të takoj fëmijët dhe familjet e mbështetura nga UNICEF. Ky është udhëtimi im i parë me UNICEF-in dhe me programet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, gjatë vizitave në shtëpi, dhe sa është e rëndësishme për të gjithë ne që të vazhdojmë të mbështesim UNICEF-in”, tha Rita Ora.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?