Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!

Aktori legjendar Robert De Niro ka konfirmuar rikthimin e tij në serinë e famshme komike “Meet the Parents”, me filmin e katërt që është në zhvillim.
Producentë të filmit do të jenë vetë De Niro dhe Jane Rosenthal përmes kompanisë së tyre Tribeca Productions, raporton noa.al.
Regjinë dhe skenarin do t’i marrë përsipër John Hamburg, i cili ka kontribuar edhe në tre filmat e mëparshëm të sagës.
Gjithashtu, pritet që të rikthehet i gjithë kasti origjinal, përfshirë Ben Stiller, Teri Polo dhe Blythe Danner, për të ripërsëritur rolet që i bënë kaq të dashur për publikun.
Shijoni disa minuta nga seria e parë që u bë hit botëror:
Detaje të mëtejshme për datën e xhirimeve apo publikimit ende nuk janë zbuluar, por projekti tashmë është konfirmuar si në zhvillim aktiv nga Universal.
