Roberto Cavalli shuhet në moshën 83-vjeçare, bota e modës në zi për ikonën e stilit

Bota e modës është në zi. Ikona e stilit Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ai nuk ia doli duke mbyllur sytë përgjithmonë, por duke lënë pas një perandori e cila vijon të jetë në majat e botës së modës. Ai la pas gjashtë fëmijë, përfshirë më të voglin Giorgio, pak më shumë se një vjeç.

Në fillimet e tij, jeta për të nuk ishte aspak e vështirë, por ia doli të kapërcente çdo sfidë duke lënë gjurmë në botën e modës. Në vitet ’70 ai arriti të patenonte një proces printimi në lëkurë dhe filloi të krijonte materiale të ndryshe me pëlhura dhe lëkurë. Në atë vit prezantoi edhe koleksionin e parë në Paris.

Hapi një dyqan të vogël në Saint-Tropez duke shitur xhinse të përdorura dhe të ripunuara në stilin e tij, ku pati klientë si Brigitte Bardot dhe Mick Jagger. Me kohën, krijimet e tij janë të dashura nga yjet e pasur, përfshirë Kim Kardashian, Lady Gaga, Beyonce dhe shumë yje të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?