”Roel, të do xhaxhi Labi”, Tahiri bën donacionin prej 5 mijë eurosh: Traditën e bamirësisë të mos e harrojmë

Këngëtari i mirënjohur dhe humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se e ka mbajtur premtimin e dhënë për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, duke kontribuar me 5 mijë euro për të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka treguar se nga shuma e përgjithshme, 4 mijë euro janë kontribut i tij, ndërsa 1 mijë euro janë dhuruar nga artisti 2 Ton. Ai ka falënderuar gjithashtu dy familje që kanë kontribuar gjatë dasmave, duke bërë thirrje që edhe të tjerët të ndihmojnë sipas mundësive.

“i përkas shqiptarit që e mban fjalën, sepse kështu më mësuan gjyshërit e mi dhe shqiptarët e traditës”, ka shkruar Tahiri. Ai u ka bërë thirrje edhe artistëve të tjerë që, përveç angazhimit të tyre në mbrëmje e dasma, të kontribuojnë financiarisht për Roelin dhe familjen e tij.

Tahiri ka theksuar se këtë veprim e sheh si një detyrim njerëzor dhe si vazhdim të traditës shqiptare të bamirësisë, duke kujtuar edhe figurën e Nënë Terezës dhe mesazhin e saj për të bërë vepra me dashuri. “Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë”, është mesazhi që përcjell Tahiri, i cili ka shprehur besimin e tij te solidariteti dhe bujaria e popullit shqiptar. Në fund të mesazhit të tij, këngëtari i drejtohet me dashuri Roelit: “Roel, të do xhaxhi Labi!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

I përkas shqiptarit që e mbaj fjalën, sepse kështu më mësuan gjyshërit e mi dhe shqiptarët e traditës. Gjithmonë me Zotin dhe dashamirësit pas Roelit të Shpatit, me vepra. Sot ia deponova 5 000 €: 4 000 € nga unë dhe 1 000 € nga artisti 2 Ton.

Faleminderit shumë edhe 2 Tonit, si dhe dy familjeve që kontribuuan në dy dasma. Ju të tjerët mund të depononi këtu kurdo që keni mundësi. Artistë, këngët këndojani, por edhe depononi mjete derisa të rritet Roeli, sepse ai dhe zonja Selvie e Shpatit kanë nevojë për mbështetje financiare.

Për kritikët nuk çuditem, sepse ka nga ata që e kritikojnë edhe Nënë Terezën. Por ajo thoshte: “Vepra të vogla, por me dashuri të madhe”. Mbase asgjë nuk po funksionon në Kosovë, por të paktën traditën e bamirësisë të mos e harrojmë.

Nëse nesër fëmijët e mi kanë nevojë për ju, nëse unë vdes, e di mirë se populli im është me zemër sa i gjithë planeti. Prandaj, unë besoj te populli im shqiptar dhe te dora e tyre bujare. Roel, të do xhaxhi Labi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?