Romeo xhaxha? Pas propozimit të bujshëm, Bora dhe Donaldi tregojnë planet që kanë për dasmën

Donald Veshaj dhe Bora Zemani, ishin të ftuar mbrëmë në ”Më lër të flas” dhe iu përgjigjën pyetjeve pikante të Romeos. Një prej temave që u prekën ishte dasma dhe nëse ata kanë plane ta zgjerojnë familjen e tyre.

Romeo: Ato lek s’i bënit dot një dasmë, shkuat dhe i hodhët në film?

Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.

Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.

Romeo: Ti je baba?

Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh?

Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë?

Romeo: Ça mendoni për këta çiftet që bëjnë dasmë edhe kur janë shtatzënë?

Donald: Po ç’lidhje ka po dalim nga tema në temë.

Romeo: Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.

Bora: Po ku do të dalësh ti?

Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.

Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.

Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.

SHKARKO APP