Ronaldo: Kam tentuar 2 herë t’i jap fund vetes. As mësuesit nuk më mbështetën!

Ai kaloi një eksperiencë në BBV2. Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të jetës së tij dhe se ka tentuar dy herë që të vrasë veten.

Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bullizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

“Kam qenë një nga personat që jam bullizuar që i vogël. Unë e kam kaluar pubertetin vonë dhe më kanë tallur që në adoleshencë. Më vunë në mëdyshje që nëse dua të jetoj.

Kam tentuar dy herë që t’i jap fund jetës. As shkolla dhe mësuesit nuk i kam pasur pro. Unë nuk i kam ndarë këto gjëra me askënd”, tregoi Ronaldo.

“Hera e parë ka qenë familja. Isha në klasën e tetë. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë njeriut. Unë ia dola, por ka njerëz që mbyllen në vetëvete.

Unë kam një tatuazh, është një arkivol me një trëndafil sipër. Fitova para ca vitesh në Top Channel një vend pune dhe e lashë sepse ndihesha inferior.

Atë ditë kur ne ta kemi të caktuar të ikim nga kjo botë, duhet t’ia lëmë kur ta kemi të shkruar dhe jo t’ia vendosim vetë fundin vetes”, u shpreh Ronaldo.

SHKARKO APP