Rotterdami, qyteti pritës i ”Eurovision 2020”

Rotterdami do të jetë qyteti pritës i Festivalit Europian të Këngës (Eurovision 2020). Në konkursin për organizimin e ”Eurovizionit 2020”, morën pjesë gjithashtu Amsterdami, Ultrechti, Den Beschi dhe Arnhem. Fituesi i Eurovizionit, Duncan Laurence, tha: ”Mirë se erdhët në Holandë! Mirë se erdhët në Rotterdam”. 25-vjeçari, i cili zbuloi biseksualitetin e tij në vitin 2016, përdori mediatizimin për të kërkuar më shumë tolerancë dhe këtë e arriti duke fituar festivalin me baladën “Arcade”. Pse Rotterdami? ”Katër kritere janë marrë parasysh. Më i rëndësishmi ka qenë vendi i evenimentit. Sepse ne organizojmë një spektakël që shihet nga 200 milionë spektatorë”, theksoi Sietse Bakker, një zyrtar i Eurovisionit, për televizionin NOS në momentin e zbulimit të rezultatit.

SHKARKO APP