Rovena Dilo: Gjyqtarët shqiptarë shiten për shifra ordinere

Këngëtarja Rovena Dilo, thotë se gjyqtarët shqiptarë shiten për kërcënime ordinere dhe i referohej pikërisht procesit të saj gjyqësor. Në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, Rovena foli e indinjuar për gjyqin që është hapur për tokat e familjes së saj, për të cilat thotë po ndërton se mafia shqiptare. “Për një tokë në gjygj në mes të Tiranës nuk merret masë sigurie vazhdon të ndërtohet në ditë me diell në ditë me shi ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse do ndodhte në Greqi, të gjithë këto do ishin në birucë sot. Në Greqi kam një tokë të gjyshit tim që ka jetuar atje 1930, nuk ta prek njeri as centimetrin. Në Shqipëri, në vendin tim në tokën time ndërtohet cdo ditë në zonën e bllokut sepse në atë zonë jetoj dhe shikoj sesi mafia ndërton tokën, cdo ditë tezet e mia qajnë. E kuptoj nëse një gjykatës shitet 1 milion € edhe e ka berë gabimin por këto njerëz, këta e bëjnë për kërcënime ordinere, shifra ordinere. Nuk janë njerëz që ofrojnë 1 milion euro, këta se po të ishin paguanin pronarët ata”, tha në emisionin “Mos i fol shoferit”.

SHKARKO APP