Rozana bllokon gjithë VIP-at shqiptar në Instagram, “ankesa” pa fund në inboxin e artistes

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është një ndër personazhet më të ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale.

Mirëpo, së fundmi asaj i është hapur një problem me Instagramin dhe mikeshat e saj kanë filluar të ankohen pasi këngëtarja nuk i ndjek më.

Ka qenë Fjolla Morina ajo që i ka dërguar një mesazh Rozanës duke i kërkuar llogari se përse nuk e ndjek më në Instagram. Rozana ka ngelur pa fjalë dhe më pas ka zbuluar se diçka po ndodh me profilin e saj pasi ka hequr gjithë njerëzit që ndjek dhe ka bërë follow vetëm disa adresa kineze.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Miq, mikesha, kushërinj etj etj… Kam qe te enjten e shkuar qe kam problem me insta. Me pak fjale ne instagramin tim dalin qe unë ndjek te gjithë Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk me shikojne asnje postim qe une bej ne story apo tek muri. Me sa me shpjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion e te kerkon te vendosesh te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt. Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni. Ps Fjolla Morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam”, ka përfunduar këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?