Rrëfimi i Justin Bieber: Fama më çoi drejt drogës dhe depresionit

Këngëtari Justin Bieber ka kaluar një periudhë të gjatë me problemet e depresionit dhe ankthit. Por në prag të ceremonisë së martesës së tij me modelen Hailey Bieber, me të cilën është i martuar ligjërisht, ai ka shkruar një letër të gjatë rreth përse ai u shndërrua në ‘personin me të urryer në botë’.

Në letrën e tij të publikuar në Instagram Bieber u shpreh se gjërat rrodhën në atë mënyrë për shkak të ‘vendimeve të këqija’ që ai ka marrë në moshën 20-vjeçare.

Bieber, i cili u zbulua si talent në muzikë në moshën 13-vjeçare nga menaxheri, Scooter Braun, pranoi problemet e rënda me abuzimin e drogës dhe sesa abuzues ishte në lidhjet e tij.

“U bëra inatçor, i parespektueshëm dhe i nevrikosur me gratë. U largova nga të gjithë ata që më donin dhe ndjenja se nuk do të mund të kthehesha më si dikur,”-ka shkruar Bieber.

Ndër të tjera këngëtari shpjegoi në letrën e tij se fama që ai ka marrë në adoleshencë çrregulloi mënyrën sesi ai e shikonte jetën.

“Nga një 13-vjeçar në një qytet të vogël u vlerësova pafund nga e gjithë bota, ku të gjithë më thonin sesa shumë më donin dhe sesa i mirë isha. Kur i dëgjon këto gjëra në moshë të vogël, nis edhe i beson. Të gjithë bën gjithçka për mua kështu që nuk mësova kurrë se çfarë ishte përgjegjësia,”-ka shkuar Bieber.

Në moshën 18-vjeçare ai kishte miliona në bankë dhe akses për gjithçka që donte, por jo aftësinë për të jetuar jetën e vërtetë. Në moshën 19-vjeçare këngëtari tha se abuzonte shumë drogën dhe me lidhjet që kishte.

“Kam marrë vendimet më të këqija që mund të imagjinohen dhe kalova nga më i dashuri dhe adhuruari nga njerëzit në më qesharakun, të gjykuarin dhe personin më të urryer në botë.”

Justin Bieber është arrestuar disa herë në vitin 2014 për shkak të sjelljeve jo të hijshme në publik dhe për drejtimin e makinës në mënyrë të papërgjeshme .

“Është e vështirë të ngrihesh në mëngjes, kur ke telashe pas telashesh. Ndonjëherë arrin në pikën kur ti nuk dëshiron të jetosh më dhe se asgjë nuk do të ndryshojë. Mu deshën vite që të tërhiqem nga vendimet e tmerrshme, të rregulloj marrëdhëniet e prishura dhe të ndryshoj zakonet e mia. Fatmirësisht, Zoti me bekoi me njerëz të mrekullueshëm që më duan për atë që jam. Tani jam duke shkuar drejt sezonit më të mirë të jetës time, “Martesës”,”-u shpreh ai.

Pas kësaj letre të gjatë personazhe të njohur dhe ndjekës të tij kanë shprehur mbështetjen e tyre për këngëtarin e njohur.

SHKARKO APP