Rrëfimi ndryshe i Islit/ “Hyra me dhunë”, moderatori zbulon si e refuzuan dy herë në audicione
Mbrëmjen e sotme, moderatori Isli Islami ishte i ftuari special në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Ai foli për fillimet e karrierës së tij dhe mënyrën se si u bë pjesë e skuadrës së Top Albania, pavarësisht se e refuzuan dy herë.
Isli Islami: Në Top Albania hyra me dhunë sepse konkurrova në fillim dhe nuk më morën. Ka qenë një konkurs për Selectin dhe do merreshin dy personazhe të rinj. Supozoheshin të ishin 1 vajzë 1 djalë. Ishim finalistë, 9 vajza, unë djalë dhe fituan dy vajza. Më pas, marr vesh që ishte vend i lirë në Top Albania për prezantues. Këtë herë thashë e treta e vërteta nëse nuk fitoj, do bëhem gomist. Më pëlqyen zërin dhe pastaj më bënë një trajnim të vogël aty.
Isli Islamit “i shkatërrojnë” ëndrrën për tu bërë regjisor: Nuk dua ti përmend plehrat

Isli Islami është një ndër moderatorët më modernë në Shqipëri, por fillimet e tij nuk ishin shumë të thjeshta. Dilema se cilin drejtim do të merrte e ndoqi që prej adoleshencës. Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ai tregoi se fillimisht studioi për violiencel, më pas iu fut regjisë, ëndërr që iu ndërpre nga të tjerë.
Pavarësisht të kaluarës, Isli i falenderon pasi tashmë e ka gjetur veten në televizion.
Isli Islami: Nuk kam patur një adoleshencë se kam qenë në Lice. Duhet të studionim gjithë kohës. Unë vazhdoja për violincelë. Kam bërë një kurs regjie në vit të katërt dhe e mora me shumë qejf se mendoja që do bëhesha një regjisor i mirë. Ndodhi që dicka e bëra lidhjen më vonë. Nevoja për violincelë ishte shumë aso kohe. Donin që ata që ishin të vazhdonin në Akademi, por kur e morën vesh që të paktët që ishin për violincelë nuk donin, u krijua një lloj rrëmuje. Menduam se nuk do na lejojnë të futemi në degë të tjera përvec violincelit, dhe sot ankohemi për diktaturë. Bëra kurs, pastaj mu komplikuan gjërat dhe nuk e vazhdova. Për të kuptuar që ndoshta ma kanë bërë kastile, por më kanë bërë nder, sepse nuk dua ti përmend me emër plehrat, por më kanë bërë nder sepse mendoj se vendi im nuk do ishte në regji.
Isli zbulon cilën femër të ekranit shqiptar do donte të kishte të dashur
Isli Islami është ende beqar dhe nuk është përfolur asnjëherë për histori me femra të ekranit. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ai u gjend përballë disa pyetjeve ku duhej të përgjigjej medoemos.
Ndonëse e ka thjesht kolege, Isli përmendi emrin e bukuroshes bjonde Viola Spiro. I pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj nëse ajo është e lidhur apo jo, Isli tha: “Nuk e di.”
A është Isli Islami beqar? Ja e vërteta

Isli Islami e ka deklaruar më parë se nuk do të martohet me një vajzë shqiptare, por dikush i ka vjedhur zemrën. Nuk dihet cfarë kombësie ka vajza, por moderatori tha në intervistën për “Mos i fol shoferit” në RTV Ora se është i dashuruar, por nuk është në një lidhje dashurie.
Isli Islami: Jam i zënë shpirtërisht, por single fizikisht.
Rudina Dembacaj: Nuk ta le ajo domethënë.
Isli Islami: Cfarë?
Rudina Dembacaj: Mundësinë që ti rrish afër.
KOHA JONË SONDAZH


