Rrëfimi prekës i Ivanka Trump! Nga humbja e nënës te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

– Ivanka Trump ka ndarë një rrëfim emocional për sfidat më të vështira të jetës së saj, duke folur për humbjen e nënës, betejën me sëmundjen të bashkëshortit dhe atentatin ndaj të atit, presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një intervistë për podcastin The Diary of a CEO, ajo u ndal fillimisht tek humbja e nënës së saj, Ivana Trump, duke e përshkruar si një ngjarje të papritur dhe të dhimbshme.

“Humbja e një prindi, veçanërisht në mënyrë të papritur, është shumë e vështirë”, u shpreh ajo, duke shtuar se nëna e saj kishte jetuar një jetë të lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanka Trump foli gjithashtu për rolin e rëndësishëm të gjyshes së saj, Marie Zelníčková, e cila jeton me familjen e saj dhe ndihmon në ruajtjen e kujtimeve për nënën e ndjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër moment i vështirë, sipas saj, ishte sëmundja e bashkëshortit, Jared Kushner, i cili është përballur me kanceri. Ajo tregoi se ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për heqjen e një tumori në qafë gjatë kohës që shërbente si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, si dhe një operacioni të dytë në vitin 2022.

Ivanka Trump ndau gjithashtu përjetimet e saj lidhur me atentatin ndaj babait të saj në Butler, Pennsylvania, një ngjarje që e përjetoi përmes transmetimit televiziv.

“Isha e tmerruar dhe e frikësuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se momenti kur pa të atin të largohej i sigurt i dha lehtësim.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi edhe rëndësinë e faljes, duke deklaruar se ka zgjedhur të falë autorin e dyshuar të atentatit, Thomas Crooks.

Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e vështira e kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?