Rreth tre vite mungesë, zbulohet kur do të rikthehet “Big Brother”

Që prej Janarit të vitit 2018 përflitet për rikthimin e reality-show ‘Big Brother’, dhe këtë herë në formatin me VIP.

Ishte një promo në Top Channel, ku thuhej se spektakli do të niste shumë shpejt. Mirëpo, kaloi gati 1 vit e gjysmë dhe asgjë nuk erdhi.

Mirëpo, duket se ky format do të rikthehet sërish.

Sipas Prive.al ka gjitha gjasave, ‘Big Brother’ do të rikthetet  pas një pauze gati tre vjeçare.

“Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës” – ka thënë ky burim brenda televizionit.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ky format do të jetë VIP ashtu sikurse është thënë më herët.

SHKARKO APP