Rrjetet sociale, vipat gjithmonë e më pasur

Të ardhurat e siguruara nga njerëzit më me ndikim në mediat sociale janë rritur meteorikisht në vitet e fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga rrjeti britanik BBC. Firma e marketingut Izea doli në përfundimin se çmimi mesatar i një fotografie të sponsorizuar në Instagram ka arritur nga 134 dollarë (104 £) në vitin 2014 në 1.642 dollarë (1,276 £) në 2019.

Markat duken të gatshme të paguajnë në mënyrë të palodhur për të sponsorizuar postime, video, histori dhe blogje. Një ekspert marketingu këmbëngul se kjo nuk do të thotë fundi i reklamave tradicionale. Raporti shikonte përmbajtjen e sponsorizuar në Facebook, YouTube, Instagram dhe blogje, duke ekzaminuar normat e negociuara nga 2014 deri në 2019.

Nga ata që konsiderohen mikro ndikues, pra njerëz me më pak se 100 mijë ndjekës e deri tek personat e famshëm, u zbulua se përmes rrjete sociale fitohen shumë para. SIpas gjetjeve, kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur 44% vetëm nga 2018 në 2019. Për një postim të sponsorizuar në blog, ai është rritur nga 7.39 $ në 2006 në 1,442 dollarë në 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videot në YouTube komandojnë tarifat më të larta, katër herë më shumë se forma tjetër e përmbajtjes së sponsorizuar, deri nga 420 dollarë në 2014 në 6,700 dollarë në 2019. Një azhornim i statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë në 2014 në 395 dollarë në 2019. Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?