Sa të dashura ka patur Majk?

Këngëtari Majk ishte i ftuari i parë në premierën e spektaklit “Klanifornia” në Tv Klan.

Majk iu përgjigj pyetjeve të moderatores Marina Vjollca, shkurt dhe pa “dorashka”. Ai tregoi nëse sa të dashura ka pasur, nëse është apo jo në një lidhje dhe shumë pyetjeve të tjera të “sikletshme”.

Prej 5 vitesh nuk bashkëpunon me një artiste femër. Pse?

Majk: S’ka ardh momenti ende.

Cilët pjesë të trupit pëlqen më shumë tek një femër përveç fytyrës?

Majk: Gishtat e këmbës.

Sa është numri i të dashurave që ke pasur?

Majk: Një! Lidhje tamam kam pasur vetëm një.

Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?

Majk: Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh.

Ishte e suksesshme apo është e suksesshme?

Majk: Po.

Patët diçka më shumë?

Majk: Po.

Bionde apo brune?

Majk: Të dyja.

Sa para ke me vete tani?

Majk: 20 Euro.

Cila është fobia jote?
Majk: 
Fobi kam disa. Kam aeroplanin, kam lartësinë edhe detin.

Cilat janë tre gjërat që bën lakuriq përveç dushit?

Majk: Flej lakuriq, kur zgjohem në mëngjes mund të flas lakuriq në telefon, edhe seks.

Je single apo nuk je single?

Majk: Single.

SHKARKO APP