Sabri Fejzullahu zbulon surprizën, ja si do quhet vajza e Ermalit

Kanë mbetur vetëm disa javë që gruaja e Ermal Fejzullahut të sjellë në jetë fëmijën e katërt.

Ata janë në pritje të një vajze dhe gjyshi Sabri e ka zbuluar publikisht se si do të quhet.

Megjithëse prindërit e kanë mbajtur surprizë për publikun, Sabri Fejzullahu zbuloi në emisionin “Sonte” se vogëlushja do të quhet Ana.

Të gjithë po presin me padurim që të kenë një tjetër fëmijë, që do i sjellë gëzim në shtëpi. Ndërkohë, Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve Arti, Buna dhe Era.

SHKARKO APP