Schwarzenegger sulmohet pas krahëve me shqelm (VIDEO)
Arnold Schwarzenegger u sulmua pas krahëve gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Aktori, ish-guvernator i Kalifornisë, sot 71 vjeç, po filmonte performancën sportive të disa fëmijëve gjatë një ‘live’ në Snapchat, kur papritur u godit në pas shpatullave të tij dhe, me një hedhje në ajër,i gjuajtën një shqelm mbi shpinë.
Agresori u kap menjëherë nga rojet e sigurisë. Në Twitter, Schwarzenegger, pasi u largua nga “Sandton Convention Centre” e Johannesburgut, ka dashur të qetësojë fansat duke shkruar:
“Faleminderit për interesimin, por nuk keni pse shqetësoheni. Mendova se më shtyu turma, gjë që ndodh shpesh. Më pas kuptova se mora një shqelmim dhe këtë e kuptova vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju. Jam i lumtur vetëm që, ai idioti nuk arriti të më prishte direkten në Snapchat”, shkruan Schwarzenegger.
KOHA JONË SONDAZH

