Selin ndalon garën për të ndihmuar Brikenën pasi rrëzohet gjatë sfidës
Këtë të premte banorët e ”Big Brother Albania Vip 5” janë përballur me një sfidë të re sportive ku ata duhej të garonin në dyshe në një garë vrapimi deri në një pikë të caktuar.
Sfidat e tilla janë bërë pjesë e lojës, duke testuar shpejtësinë, bashkëpunimin dhe reagimet e banorëve në situata konkurruese. Gara nisi pas rënies së gongut, ndërsa dyshja e parë që u përball në këtë sfidë ishin Brikena dhe Selin.
Të dy filluan të vrapojnë nga oborri i shtëpisë drejt zonës së përcaktuar ku ndodhej edhe pika e finishit. Gjatë garës ndodhi një moment që tërhoqi vëmendje të madhe: Brikena u rrëzua gjatë vrapimit dhe u duk se pati vështirësi të vazhdojë garën.
Në atë moment, Selin ndaloi menjëherë për t’i dhënë ndihmë dhe për t’u siguruar që ajo të ngrihej dhe të vazhdonte.
KOHA JONË SONDAZH

