Sharon Stone rikrijon skenën ikonike të “Basic Instinct” në sy të të birit

Skena e saj në filmin e vitit 1992, “Basic Instinct”, e bëri Sharon Stone një nga ikonat më moderne të filmit. Teksa pranoi çmimin Gruaja e Vitit nga GQ Awards, Sharon rikrijoi në Berlin momentin ikonik të kryqëzimit të këmbëve të 27 viteve më parë.

Me një buzëqeshje në fytyrë, 61 vjeçarja i mahniti të gjithë e veshur me një fustan të zi të shkurtër, përfshirë edhe djalin e saj adoleshent Roan Bronstein, 19 vjeç.

“Disa vite më parë isha ulur në një skenë dhe regjisori im tha: “A mund të më japësh të brendshmet sepse duken në skenë dhe ti nuk duhet të kesh të brendshme, por ne nuk do të shohim asgjë. “Unë i thashë, ‘sigurisht’! Nuk e dija se ky moment do të ndryshonte jetën time”, u shpreh aktorja.

Kujtojmë se “Basic Instinct” u kthye në një nga filmat më të përfolur në vitin 1992 për shkak të ekspozimit të aktores dhe skenave të seksit. Sharon, portretizonte Catherine Tramell, rol që e mori pasi Michelle Pfeiffer dhe Demi Moore e refuzuan.

SHKARKO APP