Shay Mitchell bëhet nënë për herë të parë

Aktorja dhe modelja e famshme kanadeze, Shay Mitchell, është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i “Pretty Little Liars” dhe “You” ka njoftuar për ardhjen në jetë të bebes së saj të dielën përmes një postimi të publikuar në Instagram.

Mitchell ka publikuar një fotografi duke ia mbajtur dorën fëmijës së saj së porsalindur me përshkrimin, “Kurrë nuk do të lëshoj”.

https://www.instagram.com/p/B33OLjyliWe/

Aktorja 32-vjeçare dhe i dashuri i saj, Matte Babel, 38-vjeçar, bënë të ditur se do bëhen prindër për herë të parë përmes një video të publikuar në platformën YouTube.

Ata po ashtu treguan se do e dokumentojnë gjithë shtatzëninë duke publikuar video të ndryshme në YouTube me titullin “Almost Ready”, që në shqip do të thotë “Pothuajse gati”.

Guess Who's Preggers | Shay Mitchell

Në janar Mithcell ka ndarë disa postime në InstaStory, ndërsa tregon se ajo kishte pësuar një abort gjatë vitit të kaluar.

“Mbështetja dhe përzemërsia që aq shumë prej jush tregojnë për mua më bëni më të lehtë, madje edhe në ditët e mia më të errëta, njëra prej të cilave ndodhi vitin e kaluar pasi humba fëmijën e shpresave dhe ëndrrave të mia”, ka shkruar ajo.

“Në frymën e vitit të ri, unë mendoj se duhet të kujtojmë se të gjithë jemi në këtë udhëtim së bashku – në kohë të mira dhe në të këqija – dhe të kujtojmë veten se ne rrallë me të vërtetë i dimë ose i kuptojmë luftërat dhe vështirësitë që njerëzit e tjerë po kalojnë”, vazhdon më tej Mitchell.

https://www.instagram.com/p/BzSCfNgnZGL/

SHKARKO APP