Sheila Haxhiraj është single, zbulon pasionin për…
Sheila Haxhiraj është një tjetër emër në muzikë, i cili tërheq vëmendjen me përzgjedhjet muzikore, zërin potent dhe pamjen e saj të jashtme. Është po e njëjta Sheilë e “X factor”, sa i takon bukurisë të jashtme, por sigurisht më e rritur. Kështu vjen Sheila sot në këtë intervistë teksa flet për këngët e saj të cilat priten që të publikohen në vjeshtë. Këngëtarja, e cila është vetëm 23 vjeç rrëfen për suplementin e gazetës Shekulli raportin e ngushtë që ka me nënën e saj, teksa kujton këshillën e saj që e mban vath në vesh.
Sigurisht brunia me kaçueral është momentalisht e fokusuar në anën profesionale dhe studimet e saj, duke lënë pak pas dorë pjesën personale pasi ajo pohon se është ende single. Sheila vazhdon të jetë studentë në dëgën e Juridikut, këngëtare nga njëra anë dhe aktore në anën tjetër. Ajo tregon se si ndihet në këto drejtime, por gjithashtu zbulon një tjetër pasion të saj, fotografinë.
Sheila përfunduan pushimet për ju këtë verë apo…
Ende jo.
Në rrjetet sociale keni publikuar disa foto… tjetër projekt?
Po,vjeshta do më gjejë me materialin e ri.
Kjo këngë e re që do vij do jetë po aq e përfolur sa kënga “Dashnia”?
Përzgjedhja muzikore do të jetë ndryshe nga “Dashnia”, më rinore kështu që mendoj se do jetë më e përfolur.
Cili ka qenë reagimi apo komenti më interesant në lidhje me këngën “Dashnia”?
Nuk di të veçoj, kryesisht kanë qenë pozitive.
Sheila është aktore, këngëtare dhe studente juridiku, si është Sheila në këto tre drejtime?
Më pëlqen të jem pjesë e të trejave, por natyrisht pasioni im mbetet muzika.
Si e koordinoni kohën për t’i bërë të gjitha?
Përpiqem që secilës t’i gjej kohën e vet dhe pse muzika më merr kohën më të madhe.
Duke parë angazhimet tuaja sa kohë kaloni me familjen dhe miqtë?
Thuajse gjatë gjithë kohës jam pranë tyre, familjes dhe miqve të ngushtë. Ata janë pjesë e përditshmërisë time dhe punës time.
Jeni shumë e lidhur me mamin… cila është këshilla që ju ka dhënë të cilën ju e kujtoni çdo ditë?
Duaj veten dhe ji e kujdesshme në çdo hap që hedh.
Vëllai është më i madh, a ju kritikon në punën që bën?
Jo, me të kam raporte të mira.
Sheila vazhdon të jetë single apo ka trokitur dashuria?
Single.
Çfarë është dashuria për ju?
Dashuria mendoj që është ndjenja më e bukur që ekziston.
Përveç muzikës keni tjetër pasion apo hob?
Më pëlqen aktrimi dhe jam e apasionuar pas fotografisë.
Jeni 23 vjeç me forma të shkëlqyera, kujdeseni për këtë apo…
Ajo çka kam e gjitha është falë Zotit e prinderve të mi, genit, por perpiqem të jem e kujdesshme me regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik.
Sa e dhënë jeni pas modës apo trendeve të fundit në veshje?
Perpiqem të jem koherente me trendet e reja që dalin, por zakonisht vesh atë çka unë ndihem më mirë./Shekulli/