Shenjat pse ky Big Brother do të fitohet nga Egla Ceno!

Nga: Redjon Shtylla

Jemi në ditën e 76 të ”Big Brother Albania Vip 3” dhe loja e këtij viti e cila është e ndërtuar me sherre më së shumti ordinere, gjuhë banale dhe provokime të pafundme, do të kenë një fitues.

2024 është viti ku në këto 3 muaj, gratë janë vrarë dhe i kanë dhënë fund jetës nga kërcënimet e burrave, por do të jetë edhe viti ku gratë do të triumfojnë. Nuk ka diskutime që ky edicion i Big Brother është i banoreve gra dhe vajza. Dhe njëra prej tyre do të jetë edhe ajo që do të marrë kurorën. Paçka se nuk dihet data e finales, finaliste dhe fituese potenciale është aktorja Egla Ceno.

Personazhi që aktorja ka në shtëpinë e Big-ut është një mix, siç e ka shprehur vetë me 7 personalitete, ku ka përballje të forta, gjuhë të rëndë me fjalë ofenduese dhe denigruese, por nuk ka aleancë, është lojtare e ftohtë dhe krijon situata në çdo moment. Ajo është stratege. Egla ngre kauza me impakt që shkojnë përtej mureve të Big-ut dhe ka hapur një kauzë të madhe, ngacmimet seksuale dhe ka bërë që emisionet televizive, vetë figurat publike të flasin për këtë temë.

Pra ajo është lider në atë shtëpi, pasi çon diskutimet aty ku dëshiron. Shkrihet me provat javore që jep Vëllai i Madh, dhe në shumicën e kohës i fiton ato. Edhe pse lexohet si një njeri që disa e cilësojnë si të ashpër në komunikim dhe në provokimet që bën, Egla nuk prek limitin që i është vënë as loje. Ajo është ofenduese, por jo e ligë në shpirt! Egla nuk lejon asnjë detaj pa prekur, analizuar dhe të tregojë se kush gaboi në raport me të.

Edhe pse duket që ka një mbështetje në heshtee për Romeon, sërish Egla luan vetëm dhe deri më tani ka treguar se banorët i ka nxjerrë nga vetja, sepse ka një qetësi olimpike dhe një disiplinë të vetes të fortë. Emocionet dhe shpërthimet nuk i ka treguar, por ka treguar që është një karakter që nuk trembet dhe që nuk ka nevojë për grupime sepse në çdo nominim ka dalë e shpëtuara e para nga publiku.

Në lojë nëse nuk ke një strategji, je humbës dhe Egla e ka një të tillë. Ajo është fenomeni i batutave, i memeve më perlë në këtë Big Brother. Egla është kryefjalë në rrjete sociale dhe videot e saj marrin mijëra reagime. Është nxitëse e situatave, i ka nxjerrë banorët në realitetin e tyre, dhe nuk tërhiqet për ato që vepron. Strategjia e saj është që vuan me limitet, i zhvesh banorin që personazhi që është dhe qëllimit ja ka arritur. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më i rëndësishëm aty dhe javë pas jave i bëri të gjithë të flasin me vete, tregon se është shumë e rëndësishme se ata njerëz aty brenda.

Ajo ka një stili brutal psikologjik. Disa personazhe e kanë veçorinë që ta bëjnë publikun që të ndahet, në pro dhe kundër, por kjo nuk i sjell asgjë të keqe Eglës, përkundrazi, e ka kthyer atë në personazhin që edhe banorët kur dalin nga shtëpia, siç ishte mbrëmë Ledjona, që e shohin si fituese. Por prej kohësh, krahasimi apo edhe lajmet që janë bërë nga Top Media, të tipit ”Egla fituese”, janë një sinjal që drejton publikun në këtë rrugë, që Egla Ceno, do të jetë fituesja e BBAV3.

SHKARKO APP