Sherr mes Kristit dhe Luizit, agravon situata mes dy djemve: Ik pi*dhu se na…
Edhe pse u duk se mes Luizit dhe Kristit po krijohej një miqësi e mirë brenda “BBVIP” duket se tensionet mes dyshes janë rritur goxha së fundmi.
Dy djemtë kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit ku i kanë thënë fjalë të rënda njëri-tjetrit.
Sipas Kristit, këngëtari është një ‘copë injoranti” i cili ka bërë një lojë të shëmtuar në shtëpi. Ndërsa Luizi u shpreh se Kristi e ka mbajtur veten në lojë duke u tallur me vajzat e shtëpisë, teksa e ironizoi duke i thënë që të puthte ndonjërën prej tyre që t’i shpëtonte eliminimit.
Pjesë nga debati:
Kristi: Ti loz si injorant, si njeri pa karakter. Ke treguar shumë anë të shëmtuara, shumë të dobëta
Luizi: Ana më e shëmtuar ka qenë dita kur vendosa të të mbaj në krah ty.
Luizi: E gjete një budallik të radhës dhe do të shtysh edhe dy javë me të se ske ca bën tjetër. Ske ku mbytesh
Kristi: Preferoj të mbytem sesa të flas me copën e injorantit
Luizi: S’ke fytyrë s’ke emër s’ke identitet, origjinë s’ke asgjë. Vjen ti këtu e thua që populli shqiptar janë injoranta që mbështesin këta injorantët këtu
Krisit: Populli shqiptar do të shikojë injorantë si ty duke bërë këto budalliqe dhe këto gjera
Luizit: Po pra automatikisht janë injoranta këta, ty ta kanë treguar derën mua akoma
Kristi: Po pra mua s’më duan sepse s’jam injorant
Luizi: Po ik pra pridhu se na shurdhove
Kristi: Po më hiq pra, më nomino më hiq
Luizi: Por unë nuk jam jashtë mor, që të votosh të dalësh ti jam brenda. Duro këtu jemi do dalësh
Kristi: Mezi po pres, trego veten
Luizi: Po futja naj ‘puçi’ këto dy ditë se ske rrugë tjetër dhe thuaj që ishte për lojë
Efi: Ja ky që i trajton femrat si objekte seksuale, ky që të tradhton flet për lodra. Je tradhtar o Kristi
Kristi: Jo si ju që gënjeni majtas- djathtas e shisni moral. Je një copë injoranti