Shkrimtarja: Një oficer i varr*sur pranë shtëpisë time më tregon të ardhmen, nisi në moshën 13-vjeç
Shkrimtarja nga Kosova, Sabije Dervishi Veseli ka rrëfyer lidhjen me botën e shpirtrave. Në një lidhje me “Vizioni i Pasdites”, ajo ka rrëfyer se një oficer austro-hungarez i cili kishte mbetur i vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte varrosur në oborrin e shtëpisë së saj, dhe i shfaqej në ëndrra ku i tregonte të ardhmen. Sabija ka thënë se për herë të parë oficeri i kishte dalë në ëndrra gjatë moshës 13-vjeçare, por ajo nuk i kishte dhënë shumë rëndësi. E pranishme në studio Linda Pano, tha se është mjaft e rrezikshme për njerëzit eksplorojnë botën e shpirtrave.
Brikena Prifti: Para se kohësh e ke kaluar këtë gjendje?
Sabije Dervishi Veseli: Unë në moshën 13-vjeçare kam filluar të kem disa parashikime, por në atë moshë nuk i kam kuptuar. Në moshën 17-vjeçare më filluan sërish parashikimet të më shfaqeshin. Por tani fillova të merrem me parashikimet.
Brikena Prifti: Sabije ke qenë në gjendje kome, apo janë parashikime që i ke bërë ti, çfarë parashikimesh janë?
Sabije Dervishi Veseli: Mua më janë shfaqur parashikimet.
Brikena Prifti: Çfarë ke parë?
Sabije Dervishi Veseli: Të gjitha parashikimet i kam parë përmes një oficeri që ka qenë austro-hungarez e që në Luftën e I Botërore është varrosur në shtëpinë time. Ky oficeri më shfaqej në ëndërr. Aty nisa të hulumtoj, dhe në fund kuptova që nëpërmjet tij merrja mesazhe hyjnore.
Arbiola Halimi: Po japim mesazh të gabuar.
Sabije Dervishi Veseli: Unë nuk jam kundër shkencës.
Brikena Prifti: Ti thua që ke parë në ëndërr që ky oficer ndodhej i varrosur në oborrin e shtëpisë tënde?
Sabije Dervishi Veseli: E ka gjetur gjyshi im.
Linda Pano: Unë e besoj Sabijen. Meraku im është se kjo është një botë shumë delikate për ta eksploruar. Siç është një botë fizike është dhe një botë shpirtërore. Nuk mendoj që është e saktë që njeriu ti hyjë kësaj.
Brikena Prifti: E shpjegon edhe feja, çfarë thotë?
Arti Canaj: Feja nuk merret me pyetjen si. Po ta vësh re ne këtu flasim se si e shpjegon shkenca. Kur e sheh nga ana e besimit, besimi nuk merret shumë me SI-në, por shohim që Zoti e krijoi njeriun. Në këtë kuptim duhet të shpjegojmë se si ka ndodhur ky përjetim.