Shpërthen Erjola: Ronaldo më bëri pabesi, Bledi Manen e tradhtova…
E ftuar në Procesin Sportiv Erjola Doci ka shprehur edhe mendimin e saj për ri futjen e Ronaldo Sharkës në Big Brother.
Të dy së bashku nisën një rubrikë në emisionin E Diell, “Mos i bjer me top”, por mesa duket Ronaldo e la vetëm Erjolën e cila shprehet se i erdhi pak si pabesi nga ana e tij sepse nuk ishte në dijeni.
Alesja Bami: Big Brother të ka marrë dy shokët e tu që është Bled Mane dhe Ronaldo që së fundmi nise rubrikën me të. Më thuaj pak kë mbështet më shumë nga të dy?
Erjola Doci: Normalisht të dy i mbështes, por Bled Mane nuk e duroi dot tradhtinë që i bëra me Ronaldo Sharkën dhe u largua, u fut në shtëpinë më të famshme.
Alesja Bami: Na i shpjego dhe këtë pjesën se nuk u kuptua, ju ishit të dy në një rubrikë së bashku dhe papritmas Ronaldo futet në Big Brother. Si ndodhi kjo gjë, ke patur ndonjë lajmërim nga ai?
Erjola Doci: Në fakt nuk kisha, erdhi pak si pabesi, por që Ronaldo mesa duket e ka parë si oaz Big Brother që të tërheqë goxha klikime dhe ka dashur të shfaqë veten e tij, mbase se nuk pati kohë mjaftueshëm për ta bërë.