Shqiptarët u solidarizuan dhe siguruan fondet, por si është gjendja shëndetësore e aktorit, Genci Fuga?

Pas një operacioni të vështirë, aktori i njohur Genci Fuga paraqet një gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se situata edhe pse e qëndrueshme akoma s’ka kaluar gjendja kritike pas operacionit që iu nënshtrua të shtunën në mbrëmje pas një goditjeje cerebrale.

Mjekët po monitorojnë ecurinë e tij të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme thonë miqtë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pedagog në Universitetin e Arteve dhe aktor, Fuga pësoi goditje të shtunën ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, bëri thirrje publike në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?