Shtëpi e re për Bleron dhe Afronën, çmimi është marramendës

Dasma e Bleros dhe Afrona Dikës është një nga eventet më të komentuara të showbiz-it dhe që po pritet me padurim nga fansat e tyre. Dyshja ka ndarë shpeshherë me publikun detaje të ndryshme të dasmës, gjë që ka shtuar akoma më shumë kureshtjen.

Ashtu si u bë e ditur nga vetë Afrona dhe Blero gjatë një interviste, ata kanë filluar të mendojnë për familjen e tyre të re që tani.

Sipas “Panorama Plus”, këngëtari dhe partnerja e tij kanë blerë një shtëpi në periferi të Prishtinës me një çmim që arrin deri në 350 mijë euro. Ky investim tregon se Blero dhe Afrona janë gati për jetën e re si të martuar. Sipas raportimeve, numri i të ftuarve në dasmën e tyre do të arrijë deri në 600.

SHKARKO APP