Shuplaka në çmimet “Oscar”/ Ylli i boksit ofron miliona dollarë që dy aktorët të ndeshen me njëri-tjetrin

Edicioni i 94-t i çmimeve “Oskar” bëri namin nëpër rrjetet sociale për shkak të një incidenti mes dy personave. Komediani Kris Rok bëri një shaka për gruan e aktorit Uill Smith dhe ky i fundit nuk duroi dhe u çua t’i jepte një shpullë.

Ky moment ka bërë namin kudo dhe madje shumë persona kërkojnë një ndeshje mes këtyre personazheve.

Një ndër ta që ka shprehur haptas këtë ide është Xhek Pol. Superstari i “Youtube”, i cili tanimë ka nisur karrierën si boksier, ka ofruar 30 milionë dollarë që Rok dhe Smith të ndeshen me njëri tjetrin në ring.

Kam 15 milionë për Uill Smithin dhe 15 për Kris Rokun. Le ta bëjmë këtë në gusht. Më jepni numrin e përfaqësuesit të Uill Smithit urgjent”, shkruhej në postimin e Pol në Twitter.

SHKARKO APP