Si e kalojnë kohën e qëndrimit në shtëpi Xhensila dhe Besi. Këngëtarja simpatike poston videon

Ditët e vetizolimit në shtëpi, kanë bërë që të gjithë personazhet e njohur të gjejnë forma nga më të ndryshmet për t’u argëtuar në kushtet e shtëpisë.
Ditën e djeshme Bes Kallaku ka publikuar një video nga shtëpia teksa këndon një këngë për koronavirusin.

Ndërsa së fundmi Xhensila ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet e veshur me rroba sportive duke kërcyer së bashku me Besin.
“Mos e provoni këtë në shtëpi. Kur nuk shkon aahtu sic duhet. Këndoni, vallezoni, rrezohuni, lutuni, besoni jetoni me njeri-tjetrin dhe per njeri-tjetrin”- ka shkruar Myrtezaj krah vifeos në ‘Instasgram ku ka zbuluar se pasi kanë vallëzur kanë rënë të dy.

Ky moment ka shkaktuar me siguri shumë të qeshura tek fansat e dyshes, por dhe i ka sjellë një mendim se si mund ta kalojnë kohën e gjatë të qëndrimit në shtëpi.

SHKARKO APP