Si përgjigjet aktori turk Tolgahan Sayisman kur i thonë se je i famshëm në Shqipëri?

Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të preferuar të serialeve turke. Por si përgjigjet ai kur i thonë se është i famshëm në vendin tonë? Ja cila ka qenë përgjigja e tij për My Living. “Marshallah! Është një gjë shumë e mirë. Të të duan dhe të komunikosh me njerëzit përmes ekranit, është diçka e bukur.” Seriali “Mos u dorëzo” po transmetohet me shumë sukses në platformën Tring. Është një serial që mund ta ndjekë gjithë familja, por veçanërisht vajzat janë apasionuar pas Tolges. I pyetur se si ndihet kur mëson se ka edhe vajza të tjera shqiptare, përveç Almedës, që e admirojnë, ai përgjigjet: “Për mua, sigurisht që është ndjesi e mirë, por nuk e di sa e mire është kjo për bashkëshorten time (qesh). Gjithsesi, kulturat tona ngjasojnë shumë. Në perëndim, ka shumë njerëz që kanë emigruar nga Ballkani. Ata ngjajnë shumë me shqiptarët. Ja pse e kuptoj shumë mirë edhe këtë lloj reagimi të atyre që më duan. Ndoshta prandaj më pëlqejnë. Ndoshta më duan edhe ngaqë nga ana e babait tim janë emigrantë dhe unë kam gjak shqiptari.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?