Si reagojnë njerëzit kur Eddie Murphy i thotë se ka 10 fëmijë

Eddie Murphy është mësuar me reagimet e njerëzve kur mësojnë se është baba i 10-të fëmijëve.

“Janë zbavitëse,”-tha ai i ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres.

Murphy i ka fëmijët të moshës nga 1 deri në 30-vjeç.

Aktori dhe komediani vazhdoi të shpjegojë se ai zakonisht sheh dy lloje reagimesh nga njerëzit, bazuar në gjininë e tyre.

“Burrat më shikojnë dhe thonë: Është i çmendur,”-u shpreh komediani. “Dhe grave, mendoj se i duket diçka seksi. Eddie Murphy duhet ta bëjë këtë gjë.”

Por, pavarësisht reagimeve të ndryshme, Murphy i tha DeGeneres se është i lumtur që ka 10 fëmijë.

“Duket mirë,”– tha ai, duke shtuar se madje së fundmi ai u bë gjysh për herë të parë. “Më pëlqen, jam i lumtur.”

Aktori dhe e fejuara e tij, Paige Butcher, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku dhjetorin e kaluar.

SHKARKO APP