Situata në dasëm, Loredana: E nisi Gjesti, të mos arrijmë te viktima

Mbrëmjen e djeshme u realizua dasma mes Loredanës dhe Jozit brenda ”Big Brother Albania Vip 4”. Në një moment gjatë festës, Gjesti hapi një shishe shampanjë dhe me gëzim e hodhi sipër Loredanës. Gerta pas tij i’a hodhi banorit shampanjën në sy, duke e lënduar Gjestin. Kjo nuk mjaftoi, pasi banorja e përsëriti këtë veprim për së dyti. Gjesti u largua nga shtëpia për disa orë për të bërë një kontroll në spital ku mori dhe ilaçe. Kjo situatë vazhdon të diskutohet në shtëpi, ku Loredana u shpreh se Gjesti ishte ai që e nisi.

SHKARKO APP