Situatat në ‘BBVA3”, Balina Bodinaku: Sjellje të inkurajuara nga Vëllai i Madh

Ish-opinionistja e ”Big Brother Albania Vip 1”, Balina Bodinaku duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit. Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.

“Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.

”Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”,-shkruan Bodinaku.

Debatet e vajzave në “BBVA” kanë tejkaluar masën, duke kaluar në përfshirjen e fëmijëve, jetës private dhe ofendimeve të ndryshme karshi njëra-tjetrës. Përplasjet e vazhdueshme të Ledjanës me Rozën dhe Ilnisës me Riken kanë sjellë reagime të shumta te personat që shohin spektaklin dhe te komentuesit nëpër rrjetet sociale.

SHKARKO APP