Skena e masturbimit, aktorja: Është e tmerrshme të rritesh në Tropojë!

Arjola Demiri ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth bujës që bëri personazhi i Madalenës, në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”. Skena e masturbimit bëri që emri i saj të lakohej nga të gjitha portalet por vetë Arjola e cilësoi normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Sa i përket jetës personale, e lindur dhe rritur në Tropojë, nëna e tre fëmijëve tregoi vështirësite pas divorcit, por edhe fëmijërinë e vështirë në qytetin e lindjes.

“Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjys pas mëimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, përfundoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?