S’keni parë gjë akoma/ Emisioni më i ri, “Ora Verore” (VIDEO)

Nëse ka diçka që nuk do t’ju mungojë këtë verë, janë emisionet verore me shumë Shqipëri dhe det brenda! Emisioni më i ri që i shtohet programeve verore, quhet “Ora Verore” dhe do të transmetohet në RTV Ora.

Siç mund ta kuptoni nga emri, “Ora Verore” ka në qendër të saj pushimet, detin e jugut dhe gjithçka ndodh atje. Nga ç’mund të shihni në videon përmbledhëve, “Ora Verore” ka gjithë elementët që i duhen verës dhe sigurisht distancë fizike dhe këshillat e Pëllumb Piperos!

Programi i ri në RTV Ora është ideuar dhe konceptuar nga Ronaldo Sharka që është gjithashtu moderatori i emisionit, bashkë me gazetaren Albana Çaushajn. Formati i ri do të zgjasë, aq sa do të zgjasnin pushimet ideale të verës, plot 30 ditë!

S'keni parë gjë akoma: Emisioni ri në RTV Ora që do të pushtojë ekranet këtë verë!

SHKARKO APP