Sofia e Zonës së Lirë tregon arsyen pse u largua nga emisioni

Të premten e javës që lamë pas, Arian Çani e nisi emisionin duke dhënë një lajm të rëndësishëm. Moderatori bëri të ditur se asistentja e tij Sofia është larguar nga emisioni dhe e falenderoi për bashkëpunimin teksa njoftoi se ka hapur audicionet për Sofinë e rradhës.

Në një prononcim për “Albeu.com”, Sofia, emri i vërtet i të cilës është Xheni Brahaj ka treguar arsyen pse u largua në mes të sezoni televiziv.

“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur”, është shprehur Xheni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Xheni ka treguar se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me stafin dhe ka në plan projekte të reja në terlevizion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?