Sot cilësohet si “llafazani i shtëpisë”, por dikur Luiz Ejlli nuk paska folur asnjë fjalë për vite me radhë

Nëse do të pyesnim se kush është një nga banorët më aktij i këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”, padyshim që përgjigja do të ishte këngëtari Luiz Ejlli.

Ai është mjaft aktiv në shtëpi, me batuta, shaka, ngacmime herë edhe debati, kështu ai shpesh cilësohet si “llafazani i shtëpisë”. Banorët me batutë shpesh e pyesin se “kur do të pushojë” ose “a lodhet duke folur.”

Epo mund të duket e pabesueshme, por ka pasur një periudhë në jetën e Luizit, kur ai nuk fliste fare. Vetë këngëtari ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në një bisedë më banorët se që prej kur ka lindur, deri në moshën 4-vjeçare nuk ka folur asnjë fjalë, madje nuk ka lëshuar asnjë tingull nga goja e tij.

“A e dini ju se unë kur kam lindur, që kam qenë i vogël, nuk kam nxjerrë asnjë tingull as nuk kam folur deri 4 vjeç”- u shpreh Luizi.

Banorët menjëherë iu kthyen me batuta se kjo është arsyeja pse ai flet kaq shumë sot.

Luizi gjithashtu është përfolur edhe për ngacmimet dhe flirtimet me vajzat në shtëpi, kryesisht me Kiara Titon. Moderatorja është treguar më e tërherqur teksa i ka shprehur Luizit se nuk dëshiron të ketë diçka më shumë se shoqëri me të. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të lindë një romancë në “BBV.”

SHKARKO APP