Sot janë mike, por Bullock dhe Aniston kanë patur të njëjtin të dashur

Janë padyshim dy prej ikonave të kinematografisë amerikane dhe mbi të gjitha prej 5 vitesh janë mikesha shumë të ngushta.

Bëhet fjalë për aktoret e njohura Sandra Bullock dhe Jennifer Aniston. Ndonëse në ditët e sotme ato gëzojnë një miqësi të tillë për njëra-tjetrën në vitet 90-të ato kanë patur të njëjtin të dashur.

Bëhet fjalë për aktorin Tate Donovan, me të cilin Sandra ka qenë e fejuar nga viti 1992 deri në 1995-ën, ndërsa nga viti ‘95 deri në ’98-ën ai ka qenë në një marrëdhënie me Jennifer.

Por duket se dy yjet e Hollywoodit e kanë lënë të shkuarën pasi miqësia e tyre sa vjen e forcohet. Sipas burimeve pranë tyre ato kanë të përbashkët sensin e humorit dhe e shijojnë shumë shoqërinë me njëra-tjetrës.

SHKARKO APP