Sot yje por në fillimet e tyre ishin të pastrehë

Sot ata shkëlqejnë në fushat përkatëse por në fillimet e tyre ata ishin të pastrehë. Sot do të flasim për yjet botërorë që kanë pasur vështirësi në jetën para famës. E nisim me Halle Berry, e cila kur filloi së aktore, ishte ende e pastrehë dhe iu desh të qëndronte në strehimore në vitet e hershme të saj. Ajo ka thënë hapur që në të vërtetë është mirënjohëse për përvojën që ka kaluar.

Kurt Cobain, anëtari i grupit të famshëm i Nirvanas ishte i pastrehë për një kohë në Aberdeen, Uashington. Raportohet se jetonte nën një urë dhe flinte në dhomat e pritjes në spital. Daniel Craig, i njohur si James Bond, ishte një kohë kur aktori ishte James Broke, duke fjetur në stolat e parkut në Londër si i ri.

Kelly Clarkson, para se të merrte pjesë në programin ”American Idol”, Kelly Clarkson ishte thjesht një tjetër artiste, në luftë në Los Angeles. Kur këngëtarja u transferua për herë të parë në qytet, banesa e saj u dogj. Në atë kohë, këngëtarja e “Break Breakaway” nuk kishte miq ose familje në qytet, kështu që ishte e detyruar të jetonte në makinën e saj.

Kalojmë tek Silvester Stalone, i cili kur po ndiqte ëndrrën e tij për tu bërë një aktor i famshëm, kaloi tre javë duke fjetur në një stacion autobusi, ndërsa mezi priste të gjente punë. Në dëshpërim, aktori ”Rocky” iu përgjigj një reklame, për të luajtur në një film për 100 dollarë në ditë. Pas dy ditësh xhirimi, ai arriti të gjente një vend për të qëndruar dhe ai më vonë vazhdoi të arrijë sukses të madh në Hollywood.
Ajo është diva e muzikës latine por Jennifer Lopez, para se të rezervonte koncertin e saj të parë të madh, Lopez ishte duke fjetur në studion e saj të vallëzimit për tre muaj sepse nuk kishte ku të shkonte tjetër. Legjendari Steve Jobs, drejtori i Përgjithshëm i Apple nuk ishte gjithmonë në rrugën e suksesit. Gjatë viteve të kolegjit, ai zbuloi se flinte në dysheme në dhomat e miqve të tij,dhe ecte shtatë milje çdo të diel për të marrë një vakt falas.

SHKARKO APP