Stresi mendon se Noizy bën shumë zhurmë për asgjë

Reperi i njohur Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan”.

Mes shumë lojërave që zhvilloi me disa nga kolegët e tij, në një moment ai u detyrua që përmes lojës “Paintboll”, të qëllonte figurat e artistëve në vend se të përgjigjej me emrat e tyre kur pyetej në lidhje me ta.

Foto: Shiko kush luan/YouTube

Pyetja e parë që iu bë nga kjo lojë ishte për personazhin që ai mendonte, se është personazh që “krijon shumë zhurmë për asgjë”.

Pa u menduar shumë, Stresi qëlloi disa herë në drejtim të fotografisë së reperit Noizy, duke lënë kështu të kuptohet se ai ishte përgjigja e tij.

Sfida Paintball, Stresi, Shiko kush LUAN 3, 9 Nëntor 2019, Entertainment Show

Kujtojmë që dy reperët në fjalë ndër vite nuk kanë kultivuar raporte të mira mes vete, madje krejt e kundërta nuk i kanë kursyer opinionet jo të mira që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Përgjatë lojës, Stresi shtiu disa herë në drejtim të fotografisë së tij, aq sa iu kërkua nga moderatorja Luana që të ndalonte – me çka edhe bëri të ditur se raportet mes tyre vazhdojnë të mos kenë përmirësime. 

SHKARKO APP