Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova

Stresi është shpallur fitues i “Big Brother VIP Kosova”. Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e spektaklit, ku Stresi ishte bashkë me katër finalistë të tjerë, Xhulin, Vedatin, Artanin dhe Mbresën.

Mbresa dhe Artani ishin të parët që e humbën mundësinë për fitoren. Më pas nga shtëpia doli edhe Xhuli, një nga konkurrentet më të votuara.

Të fundit mbetën Stresi dhe Vedati. Mes emocionesh, prezantuesit thirrën emrin e Stresit si fitues të “Big Brother VIP Kosova”.

Kujtojmë që çmimi i madh i “Big Brother VIP Kosova” është 200 mijë euro.

SHKARKO APP