Suada Sherfi rrëfen pse nuk mori pjesë në Miss Universe: Më kërkuan të bëj …

Suada Sherifi ka treguar për herë të parë arsyen pse nuk përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe pas marrjes së kurorës si Miss Albania 2005.

Suada ka treguar episodin e ndodhur 12 vite më parë në një intervistë për edicionin veror të ABC News, kur fotografi Fadil Berisha i kërkoi të zvogëlojë hundën, nëse donte të merrte pjesë në Miss Universe.

Suada nuk pranoi sepse sipas saj diçka e tillë ‘nuk ishte e drejtë’ dhe në vend të saj konkurroi Eralda Hitaj. E çuditshme është se në setin e fotografive të realizuar atë kohë, Suada pozonte në profil dhe me atë profil është prezantuar kudo.

Megjithatë mamaja e Daisy-t tregon se ndihet shumë mirë me hundën e saj dhe s’do ta ndryshonte as tani, nëse nuk ra pre e tundimit në adoleshencë kur mund t’i prishej mendja lehtësisht.

SHKARKO APP