”Sunny Hill Festival” nga Dua Lipa zbulon artistin e parë

Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë, Burna Boy është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024 të organizuar nga Dua Lipa. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë.

Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim. Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion.

32 vjeçari, në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që shiti të gjitha biletat për koncertin që mbajti në stadiumin “Citi Field” në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mblodhi më shumë se 40 mijë fansa në koncertin që pati të ftuar si mysafirë edhe artistë të tjerë si: Busta Rhymes, SZA, Mo Bamba, Larry Ogunjobi, Dave etj. E në stadiumin në Londër pati bërë bashkë mbi 60 mijë veta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?