Super hit në Shqipëri, po jo vetëm! Këngëtari akuzon artistin arab për vjedhjen e këngës

Këngëtari i hitit “Ting ting” ka akuzuar një artist arab, që quhet Xbenjoes për vjedhjen e këngës.

Zerka e ka bërë publike këtë gjë me anë të një postimi në Instagram ku shkruajti:

“Na grin t’u na vjedh dhe kopju. Në fund të fundit mbase më shumë lek bëhen duke kopjuar sesa duke krijuar!”.

Nëse e dëgjoni këngën, do të kuptoni se Young Zerka ka të drejtë pasi teksti dhe muzika është e njëjtë. Kujtojmë se ai solli “Ting Ting” në muajin mars në bashkëpunim me Albanian Outlaws dhe Dalmo. Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe u kthye në hit në një kohë të shkurtër.

YouTube player
Young Zerka ft. Albanian Outlawz & Dalmo - Ting Ting

SHKARKO APP