Takimi emocionues i Big Bastës në aeroport me të birin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një video shumë emocionuese.

Siç është bërë e ditur dhe nga këngëtarja një pjesë të mirë të vitit ajo dhe bashkëshorti i saj Big Basta qëndrojnë larg nga njeri tjetrit.

Reperi vazhdon punën në Zelandën e Re që  më pas të jenë të bashkuar.

Historia e tyre ngjason me shumë histori shqiptare ku sakrifica të tilla janë shumë të shpeshta dhe takimet e tyre kanë gjithmonë shumë emocione prej mallit që krijohet.

Vesa ka ndarë me të gjithë takimin në aeroport të Lianit me babain e tij në maj të këtij viti dhe na ka emocionuar vërtetë.

 

SHKARKO APP